Erkan Avci
30 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
WASHINGTON (AA) – Një grup i vogël i trupave të operacioneve speciale të ushtrisë amerikane janë dërguar në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve në mediat amerikane, zyrtarë të lartë të SHBA-ve të cilët kanë dhënë deklaratë me kusht që të mos publikohen emrat e tyre, kanë thënë se një grup i vogël i trupave të operacioneve speciale të ushtrisë amerikane janë dërguar në Siri për ti ndihmuar grupet të cilat luftojnë kundër DAESH-it dhe për ti trajnuar ata.