Ekip
16 Tetor 2020•Përditësim: 16 Tetor 2020
Përderisa në Bruksel po mbahet Samiti i Këshillit të Bashkimit Evropian, presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur mbi çështjen e të drejtave të peshkimit në Kanalin Anglez dhe ujërat veriore midis Francës dhe Britanisë së Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dje, për Radio France International pas mbërritjes së tij në samit, Macron tha se në asnjë rrethanë "peshkatarët tanë nuk do të jenë ata që do të sakrifikohen për këtë Brexit", duke shtuar se, "Ne nuk zgjodhëm Brexit-in, ajo është zgjedhje e popullit britanik".
Pavarësisht axhendës së sotme që do të përqendrohet në ngjarjet në Afrikë, diskutimet e ditës së djeshme të Samitit të BE-së u përqendruan në marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar, me fokus në çështjet e peshkimit që ka një rëndësi të madhe.
Mbretëria e Bashkuar është vendosur të dalë nga tregu i BE-së më 31 dhjetor. Macron tha se Franca tashmë po bën përgatitjet për afatin e fundit.
Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se ai do të vendosë pas përfundimit të Samitit nëse Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë diskutimet mbi afatin e vetë-vendosur. Të drejtat e peshkimit janë një nga tre çështjet kryesore që duhet të rregullohen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.
Kryesuesi në listën e çështjeve problematike është biznesi i ndër-kanalave, me Britaninë që këmbëngul në dhënien e ndihmës shtetërore për bizneset e Mbretërisë së Bashkuar nëse e sheh të nevojshme.
Qeverisja dhe rregullimi i marrëveshjeve të ardhshme është një temë tjetër me "butona të nxehta".
Kreu i shtetit të Francës e kupton sesa e rëndësishme është ruajtja e qasjes në ujërat veriore dhe sa i rëndësishëm është ky sektor për ekonominë franceze.
Nofka e Francës është "vendi gjashtëkëndësh" me tre nga gjashtë kufijtë e saj që posedojnë vijën bregdetare. Vendi ka qindra lumenj që derdhen brenda dhe jashtë Oqeanit Atlantik dhe Mesdheut. Sipas të dhënave më të fundit ekonomike nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së, Franca mbledh 185.150 ton peshk çdo vit dhe eksporton pak më shumë se 1.5 milionë euro produkte të peshkimit.
Dëshira e Britanisë është që të kthehet në tryezën e negociatave në baza vjetore, por të kufizojë hyrjen në Kanalin Anglez dhe në ndërkohë edhe ujërat përreth. Nga ana tjetër, vende të ndryshme të Evropës Veriore do të dëshironin vazhdim të hyrjes së hapur për peshkim në ujërat përreth.
Në përfundim të bisedimeve të ditës së djeshme mbi marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, liderët lëshuan një deklaratë të përbashkët në faqen zyrtare të Këshillit të BE-së duke i bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar "të bëjë lëvizjet e nevojshme për ta bërë të mundur një marrëveshje".