Ekip
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
KUALA LUMPUR (AA) – Malajzia ka identifikuar 72 shtetas të saj që kanë braktisur vendin për t’iu bashkëngjitur organizatës terroriste DAESH në Irak dhe Siri. Autoritetet malajziane kanë filluar një program për "zbutjen e personave të radikalizuar" për ata që kthehen, bëri të ditur një zyrtar, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nur Jazlan Mohamed, në Parlament tha se nga 72 malajzianë, përfshirë 14 gra, 15 luftëtarë kanë humbur jetën në luftërat jashtë vendit ndërsa shtatë janë kthyer në shtëpi.
“Qeveria është duke ndërmarrë një program për zbutjen e radikalizimit tek shtatë të burgosurit për t’i kuruar ata nga ideologjia e tyre dhe për t’i parandaluar nga përhapja e saj”, tha ai.