Büşra Akın Dinçer
24 Shtator 2016•Përditësim: 24 Shtator 2016
LONDËR (AA) - Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, gjatë një fjalimi në shkollën Ekonomike të Londrës të premten, tha se “Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për një Bashkim Evropian (BE) të bashkuar dhe jo të ndarë në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të mirë Brexit", raporton Anadolu Agency (AA).
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar, kreu i PE-së edhe një herë i bëri thirrje Britanisë që të "njoftojë largimin e saj nga BE sa më shpejt që të jetë e mundur."
“Rrezikojmë të përballemi me zgjedhjet evropiane në Mbretëri të Bashkuar në vitin 2019, pikërisht në kohën kur braktiset BE-ja. Kjo do të ishte një gjë e vështirë të shpjegohet në Britani, por edhe qytetarëve të BE-së”, tha Schulz.