Politikë, Shkencë dhe Teknologji

Mediat izraelite: Hakerët shpërndajnë të dhëna të shkencëtarit bërthamor izraelit dhe një zyrtari të mbrojtjes

Hakerët, të dyshuar se janë të lidhur me shërbimin e inteligjencës iraniane, zbuluan të dhënat personale të një shkencëtari bërthamor në Qendrën e Kërkimeve Bërthamore Soreq

Ahmed Asmar  | 11.11.2024 - Përdıtësım : 12.11.2024
Mediat izraelite: Hakerët shpërndajnë të dhëna të shkencëtarit bërthamor izraelit dhe një zyrtari të mbrojtjes

Kuds

Hakerët ekspozuan identitetin e një shkencëtari bërthamor izraelit dhe një zyrtari të lartë të mbrojtjes, transmeton Anadolu.

E përditshmja izraelite Haaretz tha se hakerët, të dyshuar se janë të lidhur me shërbimin e inteligjencës iraniane, zbuluan të dhënat personale të një shkencëtari bërthamor në Qendrën e Kërkimeve Bërthamore Soreq.

Gazeta tha se rreth 30 foto të objektit Soreq u publikuan nga hakerët pasi ishin marrë nga telefoni dhe emaili i hakuar i shkencëtarit bërthamor izraelit.

Hakerët publikuan gjithashtu një listë të shkencëtarëve bërthamorë izraelitë që punojnë në projektin e "përshpejtuesit të grimcave".

Gjithashtu, gazeta Haaretz shkruan se u publikuan edhe fotot private dhe dokumentet e një ish-drejtori të përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi hakerët kishin depërtuar në të dhënat e tij.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm izraelit mbi raportin.

Muajin e kaluar, policia izraelite tha se kishte arrestuar shtatë shtetas izraelitë të akuzuar për mbledhjen e informacionit mbi bazat ushtarake të Izraelit dhe infrastrukturën energjetike për inteligjencën iraniane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın