Politikë

Ministri i Jashtëm turk, Fidan, takohet me homologun irakian, Hussein

Burime diplomatike kanë njoftuar se sot në Ankara do të mbahet Takimi i 4-t i Mekanizmit të Sigurisë së Nivelit të Lartë Türkiye-Irak

Faruk Hanedar  | 15.08.2024 - Përdıtësım : 15.08.2024
Ministri i Jashtëm turk, Fidan, takohet me homologun irakian, Hussein

Istanbul

Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua në Ankara me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Irakut, Fuad Hussein, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme turke postoi një fotografi nga takimi në X, duke shkruar se “Ministri ynë Hakan Fidan u takua në Ankara me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm irakian Fuad Hussein”.

Burime diplomatike kanë njoftuar se sot në Ankara do të mbahet Takimi i 4-t i Mekanizmit të Sigurisë së Nivelit të Lartë Türkiye-Irak.

Me rastin e vizitës së delegacionit irakian në Türkiye, u tha se takimi i parë i Grupit të Përbashkët të Planifikimit do të mbahet në Ankara nën bashkëkryesimin e ministrit të Jashtëm, Fidan, dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Irakut Hussein.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın