Ilgın Karlıdağ
16 nëntor 2015•Përditësim: 17 nëntor 2015
BRUKSEL (AA) - Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian (BE), Johannes Hahn sot në Bruksel deklaroi se Evropa nuk guxon ta ngatërrojë terrorizmin me krizën e refugjatëve me të cilën po përballet kontinenti, raporton Anadolu Agency (AA).
Nuk guxojmë të ngatërrojmë sulmet terroriste me migrimin aktual dhe problemin me refugjatët - këto janë dy çështje të ndryshme, theksoi Hahn para një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.
Hahn gjithashtu tha se Evropa "duhet të jetë e patundur dhe e guximshme", kur të përballet me kërcënimet terroriste në "mënyrën evropiane të jetesës".
Ky reagim i Komisionerit Evropian vjen pas sulmeve të fundit terroriste në Paris. Sulmet e fundit kanë ngritur spekulimet për refugjatët dhe lidhjet e tyre me terrorizmin sidomos pasi zyrtarët francezë thanë se një nga sulmuesit u transferua në Evropë nëpërmjet valës së refugjatëve nga Lindja e Afërt.
Në unitetin e Evropës bëri thirrje edhe Presidenti i BE-së Jean-Claude Juncker.
"Ata që organizojnë sulme të tilla dhe ata që i kryejnë ato janë ata nga të cilat refugjatët ikin", tha Juncker gjatë Samitit të G20-ës në Turqi, duke shtuar se "nuk ka nevojë për një rishikim të politikës evropiane ndaj refugjatëve".