Fatjon Cuka
27 Gusht 2016•Përditësim: 27 Gusht 2016
TIRANË (AA) - Në territorin e Republikës së Shqipërisë vazhdojnë operacionet antidrogë, ku në javët e fundit janë asgjësuar mijëra bimë narkotike kanabis staiva, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë orëve të fundit Policia e Qarkut të Gjirokastrës ka asgjësuar rreth 6.500 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.
Në një njoftim zyrtar nga Policia e Gjirokastrës thuhet se bimët narkotike janë gjetur në gjashtë parcela të ndryshme, ku dhe më pas janë asgjësuar me anë të djegies.
Policia po vazhdon operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Ndërkohë operacione të tilla të ngjashme gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar edhe në Pukë, Tepelenë, Skrapar, etj.
Kujtojmë se në Shqipëri gjatë muajve të fundit janë realizuar disa operacione antidrogë, në qytetet e ndryshme të vendit, ku janë asgjësuar mijëra bimë narkotike.