Hakan Ceyhan Aydoğan
16 Tetor 2015•Përditësim: 17 Tetor 2015
MOSKË (AA) - Përfaqësuesi i posaçëm për lindjen e mesme në Kremlin dhe Zv.Ministri i jashtëm rus, Mihail Bogdanov, tha se Rusia nuk i ka dhënë armë grupeve kurde siriane, raporton Anadolu Agency (AA).
Me rastin e 95 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, Qendra Kërkimore Strategjike e Ministrisë së Jashtme (SAM) dhe Këshillit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Rusisë (RSMD) mbajtën konferencën me temë, "Forcimi i bashkëpunimit shumëdimensional Turqi-Rusi".
Bogdanov duke marrë pjesë si folës në konferencë, ndaj pyetjes së gazetarëve "A po i jep armë Rusia grupeve kurde në Siri?" ai i është përgjigjur: "Sigurisht që jo".
Bogdanov duke vënë në dukje se me Turqinë ata janë të gatshëm për bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtarë në çdo çështje kryesisht në krizën e Sirisë, ka thënë se "Takimet me miqtë tanë turq tregojnë se që të dy vendet janë në të njëjtën anë për zgjidhjen e sa më shpjet të çështjeve rajonale".
- Vizita në Ankara e komandantit rus
Zv.Sekretari në Ministrinë e jashtme turke Ali Kemal Aydın, në lidhje me ardhjen e një delegacioni të Forcave Ajrore ruse në Ankara, lidhur me shkeljen e hapësirës ajrore turke tha se "Shpresoj që delegacioni i lartë ushtarak rus i ndodhur në këto kohë në Ankara të zbardhë këto çështje në takimet që po kryejnë me homologët e tyre dhe të pengohet përsëritja e ngjarjeve të tilla".
Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë kishte njoftuar se delegacioni ushtarak rus nën udhëheqjen e Zv.Komandantit të forcave Ajrore të Federatës ruse, Dronov ka shkëmbyer informacione në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore turke.