Rahmi Gündüz
26 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Parlamenti Evropian (PE) miratoi buxhetin e Bashkimit Evropian për vitin 2016 në votimin e bërë në asamblenë e përgjithshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në votimin e asamblesë së përgjithshme kaluan 516 vota "po", 179 "jo" dhe 8 abstenime. Me nënshkrimin e projekt buxhetit nga ana e presidentit të PE-së, Martin Schulz, buxheti i vitit 2016 u miratua zyrtarisht.
Në buxhetin e vitit 2016 të BE-së të ardhurat do të zhvillohen në nivelin 155 miliardë euro, ndërsa shpenzimet në nivelin 143,89 miliardë euro. Në krahasim me buxhetin e vitit 2015 shuma e shpenzimeve u rrit për 1,8 përqind.