Adel Ömeragiç,Lejla Bıogradlıja
25 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
PODGORICË (AA) - Ministri i Jashtëm polak Witold Waszczykowski ka shprehur se janë të gatshëm të ndihmojnë Malin e Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Waszczykowski, në kuadër të takimeve në kryeqytetin e Malit të Zi Podgoricë, ka zhvilluar një takim me zëvendës kryeministrin Petar Ivanoviç.
Në fjalimin e tij të mbajtur në konferencën e përbashkët për media pas takimit në qeveri Waszczykowski, duke uruar 10 vjetorin e pavarsisë së Malit të Zi theksoi se marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve janë në një nivel shumë të mirë.
Duke vënë në dukje se Mali i Zi ditë më parë nënshkroi protokollin e anëtarësimit në NATO, Waszczykowski tha se ky protokoll i anëtarësimit do të miratohet së shpejti.
Waszczykowski tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të jetë i rëndësishëm edhe për procesin e anëtarësimit në BE. "Polonia është e gatshme të ndihmojnë Malin e Zi në rrugën drejt anëtarësimit në BE".