Politikë

Presidenti francez pranon dorëheqjen e kryeministrit pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme

Attal do të vazhdojë të merret me çështjet aktuale të qeverisë derisa të formohet një qeveri e re, tha qeveria

Nur Asena Ertürk  | 17.07.2024 - Përdıtësım : 18.07.2024
Presidenti francez pranon dorëheqjen e kryeministrit pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme

Ankara

Presidenti francez ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit pas rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme, transmeton Anadolu.

"Kryeministri Gabriel Attal i paraqiti dorëheqjen e qeverisë presidentit Emmanuel Macron, i cili e pranoi sot", tha qeveria franceze të martën në X.

Attal do të vazhdojë të merret me çështjet aktuale të qeverisë derisa të formohet një qeveri e re, shtoi ajo.

Attal dha dorëheqjen më 8 korrik, pas raundit të dytë të zgjedhjeve. Macron, megjithatë, i kërkoi atij që të vazhdojë të punojë në pozicionin e tij "për momentin" për të "siguruar stabilitetin në vend", kanë thënë burime në Pallatin Elysee për transmetuesin BFMTV.

Aleanca e krahut të majtë Fronti i Ri Popullor (NFP), e cila pritet të marrë shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare, ka filluar shqyrtimet për një kandidat për t’u propozuar si kryeministër.

Puna intensive ka çuar në një divergjencë mendimesh, madje edhe ndarje brenda NFP-së, e cila po kërkon një emër solid për t’i dhënë Macronit.

Partitë politike kanë kritikuar ashpër Macron për refuzimin e dorëheqjes së Attalit, vonimin e procesit dhe shkaktimin e paqëndrueshmërisë në vend.

Fronti i Ri Popullor mund të marrë mbi 180 vende. Aleanca centriste, "Së bashku për Republikën", e mbështetur nga Macron, përfundoi e dyta me mbi 160 vende, ndërsa RN e Marine Le Penit mori mbi 140 vende.

Asambleja Kombëtare ka 577 vende dhe asnjë nga tri aleancat kryesore nuk pritet të fitojë shumicë absolute prej 289 ligjvënësish.

Raundi i parë u mbajt më 30 qershor dhe 76 kandidatë u zgjodhën pa raund të dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın