Prezantohen hartat e reja topografike të Kosovës me madhësi 1:25.000
Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA) është duke përfunduar projektin “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore mbi Informatat Gjeo-Hapësinore të Kosovës”.
PRISHTINË (AA) – Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) në bashkëpunim me Agjencinë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar (JICA) është duke përfunduar projektin “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore mbi Informatat Gjeo-Hapësinore të Kosovës”, i cili pritet të prodhojë hartat e reja topografike të madhësisë 1:25.000, njofton AKK, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë rast, dje dhe sot, në Prishtinë, ekspertët japonez dhe ata të AKK-së janë duke organizuar seminare dhe trajnime gjatë të cilave kanë prezantuar ecurinë e projektit, rezultatet e arritura dhe aktivitetet që duhet ndërmarrë për mirëmbajtjen e këtyre hartave.
Hartat e reja topografike të përpjesëtimit 1:25.000 së bashku me ortofotot e vitit 2012, rezultatet e projekteve të zbatuara deri tani dhe atyre që janë në implementim e sipër nga institucionet përgjegjëse për administrimin e tokës dhe kadastrës në Kosovë, si dhe mënyra elektronike e shpërndarjes së këtyre të dhënave, e përafrojnë Republikën e Kosovës me standardet evropiane dhe botërore.
Gjatë trajnimeve që po mbahen në Prishtinë, ekspertët japonez dhe ata të AKK-së kanë prezantuar përfitimet të cilat mund t’i kenë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nga këto harta topografike, duke e theksuar në veçanti ofrimin më të mirë të shërbimeve hapësinore dhe menaxhimin më të suksesshëm gjatë situatave emergjente.
Aktivitetet me ekspertët e JICA do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të vijim ardhshme, deri në prodhimin final të hartave topografike dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale për mirëmbajtjen e këtyre hartave.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.