Ivana Ramadanova
21 Prill 2016•Përditësim: 22 Prill 2016
SHKUP (АА) – Prokuroria Speciale Publike (PSP) në Maqedoni në konferencën e sotme për mediat paralajmëroi se ka hapur rast të ri për rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetar i Partisë për Ardhmëri Evropiane (PAE), Fijat Canoski në të cilën dyshohen një ish-kryeministër dhe ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Prokurores Speciale Publike Katica Janeva në këtë rast ka shkelje të lirive dhe të drejtave, si dhe shkaktim të dëmit pronësor. Sipas saj, nuk është respektuar as parimi bazik i së drejtës ekzekutive, me çka seriozisht është shkelur Kushtetuta. Sipas prokurores Fatime Fetai, ky është një shembull klasik i ekzistimit të lidhjes kriminale mes pushtetit qendror dhe lokal, në të cilin kanë marrë pjesë ish-kryeministër, ish-ministër i Transportit dhe Lidhjeve, kryetari i komunës së Gazi Gabës, të cilët janë të aboluar me vendim të presidentit të shtetit Gjorge Ivanov.
Në fillim prokurorja Fetai porositi se nuk frikësohen nga kërcënimet. “Deri te të gjithë ata që në mënytë të pandershme minojnë punën e PSP-së, kërcënohen ndaj anëtarëve të PSP-së, ndaj familjarëve apo miqve të tyre. Këta janë persona që drejtësinë nuk e kanë në interes dhe në mënyrë qyqare dëshirojnë të shpëtohen prej saj. Drejtësia do ta arrijë secilin që ka gabuar para ligjit. Të gjithë qytetarët janë të barabartë. Ju premtojmë se në mënyrë jovetanake do të luftojmë për drejtësi. Drejtësia është prioritet kulmor për Republikën e Maqedonisë, e jo mosndëshkimi”, porositi Fetai.
Sipas saj në rastin e ri “TNT” ka shkelje të lirive dhe të drejtave dhe shkaktim të dëmit pronësor. “Disa politikanë të aboluar në mënyrë të rëndë dhe me paramendim duke keqpërdorur pozitën zyrtare, për arsye hakmarrëse kanë shkaktuar dëm të madh me rrënimin e kompleskit afarist. Ish-kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe persona të tjerë, bashkë me qëllim që t’i hakmarren Canoskit, duke shfrytëzuar fuqinë e tyre politike e kanë detyruar kryetarin e komunës së Gazi Babës që të gjejë mënyra që në mënyrë të paligjshme të prish objektin e Canoskit”, deklaroi Fetai.
Prokurorja Lençe Ristoska paralajmëroi se për rrënimin e objektit “Kosmos” do të kompensohet dëmi i bërë. Të gjithë personat të cilët janë përfshirë me abolimin e presidentit janë të përfshirë edhe për rastin “TNT”, për ta nuk është marrë urdhër për zbatimin e hetimit, për masat tjera gjatë procedurës do të vendoset në mënyrë shtesë, u shpreh Ristovska.
Ajo shtoi se për bllokim të llogarive, PSP-ja do të vendos gjatë ditëve në vijim, do të locohet ku është dëmi dhe do të vazhdohet drejt marrjes së masave, tha prokurorja. Dëmi që i është shkaktuar Canoskit me rrënimin e objektit arrin rreth 15 milionë euro, i cili, nga shteti, në baza të ndryshme, tani kërkon dëmshpërblim prej rreth 58 milionë euro.