Admir Fazlagikj
14 Mars 2016•Përditësim: 15 Mars 2016
GJEVJGJELI (AA) – Sot rreth orës 3 të mesditës rreth 600-700 refugjatë ilegalisht kaluan kufirin nga Greqia në territorin e Maqedonisë, në fshatin Moin të qytetit juglindor maqedonas, në Gjevgjeli, raporton Anadolu Agency (AA).
“Policia maqedonase në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë janë duke punuar në kthimin e refugjatëve në territorin e Greqisë”, konfirmuan për AA nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kalimi ilegal i refugjatëve në territorin e Maqedonisë u ndjek nga dhjetëra gazetarë dhe fotoreporterë, të cilët poashtu ilegalisht hyrën nga Greqia në Maqedoni dhe të cilët poashtu u dërguan në stacionin policor në Gjevgjeli, ku është duke u kryer hetimi në lidhje me situatën.
Gazetarët thonë se kishte me mijëra refugjatë të cilët u përpoqën që ilegalisht të hyjnë në territorin e Republikën e Maqedonisë.
Poashtu, Ministria e Punëve të Brendshme informoi se forcat e sigurisë kanë ndërmarrë masa të forta sigurie për shkak të përpjekjeve të shpeshta nga ana e refugjatëve për të hyrë në Maqedoni, të cilët kanë me javë janë të bllokuar vendkalimin kufitar greko-maqedonas, në Idomeni.