Politikë

Rusia: Izraeli po kryen "ndëshkim kolektiv" në Gaza

"Kur bëhet fjalë për dënimin kolektiv në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare, nuk mund të luftohet kundër një forme shkeljeje përmes shkeljeve të tjera. Është i njëjti parim këtu", tha Lavrov

Michael Gabriel Hernandez  | 18.07.2024 - Përdıtësım : 19.07.2024
Rusia: Izraeli po kryen "ndëshkim kolektiv" në Gaza

Washington DC

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, ka deklaruar se lufta e Izraelit kundër Rripit të Gazës është e barabartë me "dënimin kolektiv", derisa numri i të vdekurve që nga 7 tetori në enklavën e rrethuar bregdetare ka arritur afër 40 mijë, raporton Anadolu.

Duke folur me gazetarët në selinë e OKB-së në New York, Lavrov dënoi sulmin ndërkufitar të 7 tetorit nga Hamasi ndaj Izraelit, duke theksuar se Kremlini e ka bërë këtë vazhdimisht që nga sulmi.

Por Lavrov pohoi se lufta hakmarrëse e Izraelit ka kaluar kufirin dhe tani është një formë "ndëshkimi kolektiv" për 2,3 milionë palestinezët e territorit.

"Kur bëhet fjalë për dënimin kolektiv në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare, nuk mund të luftohet kundër një forme shkeljeje përmes shkeljeve të tjera. Është i njëjti parim këtu", tha Lavrov në përgjigje të pyetjes së gazetarit.

Më shumë se nëntë muaj pas sulmit të Izraelit, pjesë të mëdha të Gazës mbeten në gërmadha me pothuajse të gjithë popullsinë e saj në zhvendosje të brendshme mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite ka tejkaluar shifrën 38.800, me mbi 89.100 të tjerë të plagosur. Frika është rritur se numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë dukshëm më i lartë.

Hezbollahu, grupi paraushtarak dhe politik libanez, ka qenë i përfshirë në një seri sulmesh përshkallëzuese ndërkufitare me Izraelin prej muajsh, në një përpjekje për të rritur presionin ndaj Tel Avivit për të rënë dakord për një armëpushim në Gaza.

Lavrov tha se grupi "ka qenë shumë i përmbajtur në veprimet e tij", por tha se ka një përpjekje në Izrael për "t’i provokuar ata në një angazhim të plotë". Rusia, theksoi ai, "po bën gjithçka të mundshme për të qetësuar tensionet".

"As Hezbollahu, as qeveria e Libanit, as Irani nuk duan një luftë të plotë dhe si dyshim se disa qarqe në Izrael po përpiqen të arrijnë pikërisht këtë, të provokojnë një luftë të plotë, duke u përpjekur të angazhojnë SHBA-në, duke u përpjekur për t’ia bëjnë mendje. Unë mendoj se është e tmerrshme nëse disa grupe po përpiqen t'i japin përparësi interesit të tyre personal dhe jo interesave të kombit të tyre", tha Lavrov.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.