Rusia konfirmon sulmin në territorin e saj me raketa ‘Storm Shadow’ të prodhuara nga Mbretëria e Bashkuar
Peskov gjithashtu e kritikoi "pozitën e papërgjegjshme" të administratës amerikane të presidentit në largim, Joe Biden, pasi lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane për të goditur territorin rus
Moskë
Rusia ka konfirmuar se Ukraina ka vënë në shënjestër territorin e saj me raketa ‘Storm Shadow’ të prodhuara nga Mbretëria e Bashkuar, duke njoftuar se dy u kapën nga mbrojtja ajrore gjatë ditës së kaluar, transmeton Anadolu.
"Dy raketa lundrimi ‘Storm Shadow’, gjashtë raketa ‘HIMARS’ dhe 67 mjete ajrore pa pilot u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore", tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përshkroi sulmin si një "përshkallëzim të ri".
Peskov gjithashtu e kritikoi "pozitën e papërgjegjshme" të administratës amerikane të presidentit në largim, Joe Biden, pasi lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane për të goditur territorin rus.
Dje, Rusia tha se Ukraina ka përdorur raketa ‘ATACMS’ për të goditur rajonin rus Bryansk dhe shumica e tyre u kapën nga sistemet e mbrojtjes ajrore ‘Pantsir’ dhe ‘S-400’.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.