Politikë

Rusia përmbahet të komentojë propozimin e Netanyahut për paktin e sigurisë në Lindjen e Mesme

Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov tha se "është e nevojshme të kuptohen detajet e arsyetimit të Netanyahut përpara se të konkludohet diçka"

Burç Eruygur  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Rusia përmbahet të komentojë propozimin e Netanyahut për paktin e sigurisë në Lindjen e Mesme

Istanbul

Rusia është përmbajtur të komentojë propozimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të krijuar një pakt të sigurisë në Lindjen e Mesme, të cilën ai e quajti si "Aleanca e Abrahamit", transmeton Anadolu.

Në konferencën për media në përgjigje të një pyetjeje mbi iniciativën e kryeministrit izraelit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se "është e nevojshme të kuptohen detajet e arsyetimit të Netanyahut përpara se të konkludohet diçka".

Gjatë një adresimi para seancës së përbashkët të Kongresit të SHBA-së, Netanyahu tha se një aleancë e tillë do të ishte një "zgjatje e natyrshme" e marrëveshjeve të normalizimit të njohura si "Marrëveshjet e Abrahamit" që Izraeli ndërmjetësoi me shtetet arabe gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump.

Duke ritheksuar nevojën për të kuptuar detajet e propozimit, më tej Peskov tha se NATO-ja "ka një orientim konfrontues të theksuar dhe sistematik".

"A na duhen mekanizma konfrontuese në Lindjen e Mesme? Vështirë", shtoi ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.