SHBA-ja do të lejojë Ukrainën të përdorë mina amerikane anti-personel të prodhuar për të ngadalësuar përparimet ruse
Austin theksoi se administrata e presidentit Joe Biden do t'i mundësojë Ukrainës të vendosë minat si një masë për t'iu kundërvënë forcave tokësore të Rusisë, të cilat ai i përshkroi si udhëheqëse të sulmeve në fushën e betejës
Istanbul
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka njoftuar se Ukrainës do t’i lejohet të përdorë mina anti-personel për ta ndihmuar atë të ngadalësojë përparimet e Rusisë në fushën e betejës, transmeton Anadolu.
Gjatë takimit të 18-të të Ministrave të Mbrojtjes të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Vientiane në Laos, Austin u tha gazetarëve se ndryshimi i politikës së Washingtonit për minat anti-personel për Ukrainën ishte në përgjigje të taktikave në zhvillim të Rusisë.
Austin theksoi se administrata e presidentit Joe Biden do t'i mundësojë Ukrainës të vendosë minat si një masë për t'iu kundërvënë forcave tokësore të Rusisë, të cilat ai i përshkroi si udhëheqëse të sulmeve në fushën e betejës.
Ai tha se ushtria ukrainase ka nevojë për "gjëra që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e kësaj përpjekjeje".
Përdorimi i minave anti-personel prej kohësh është kritikuar nga organizatat dhe aktivistët e të drejtave të njeriut për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm që ato paraqesin për civilët.
Austin gjithashtu tha se Ukraina po prodhon tashmë minat e veta anti-personel, duke theksuar nevojën e tyre për të kundërshtuar përparimet ruse, veçanërisht në rajonin lindor ukrainas Donetsk, ku forcat ukrainase janë shtyrë gradualisht prapa.
Ndryshe nga minat tokësore tradicionale, minat tokësore jo të qëndrueshme shpesh mbështeten në fuqinë e baterisë, që do të thotë se ato bëhen joaktive me kalimin e kohës.
Thuhet se kjo veçori i bën ato më të sigurta në krahasim me minat konvencionale që mund të mbeten një rrezik për vite me radhë.
Derisa Rusia ka minuar rëndë territoret e pushtuara ukrainase për të bllokuar kundërofensivat e Kievit, Ukraina gjithashtu ka vendosur mina në disa zona të vijës së frontit për të ndaluar përparimin rus.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.