SHBA, tre muslimanë rizgjidhen në Kongresin Amerikan
Përfaqësuesit Rashida Tlaib, Ilhan Omar dhe Andre Carson mbajtën vendet e tyre duke fituar në zgjedhjet e djeshme
Washington DC
Tre kandidatë muslimanë u rizgjodhën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në zgjedhjet e Kongresit, raporton Anadolu.
Kandidatja demokrate Rashida Tlaib, e vetmja amerikano-palestineze në Kongres, e ruajti vendin e saj në distriktin e 12-të të Kongresit të Michiganit.
Ajo ka qenë një nga zërat kryesorë kundër ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin në mes të luftës së saj të vazhdueshme në Rripin e Gazës që nga viti i kaluar.
Një tjetër grua muslimane në Kongres, Ilhan Omar, fitoi një mandat të tretë duke përfaqësuar shtetin e Minnesota-s.
Kongresistja demokrate falënderoi mbështetësit e saj në X, duke thënë: "Kjo është fitore për të gjithë ne që besojmë se një e ardhme më e mirë është e mundur. Mezi pres t'ju bëj të gjithëve krenarë gjatë dy viteve të ardhshme".
Omar është një nga anëtaret përparimtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të njohur si "Skuadra" dhe një kritike e ashpër e luftës së Izraelit në Gaza.
Deputeti demokrat Andre Carson u rizgjodh në Distriktin e 7-të të Indianës, ku mundi ndaj republikanit John Schmitz.
Carson u zgjodh për herë të parë në Kongres në vitin 2008 pas vdekjes së përfaqësueses së mëparshme, gjyshes së tij, Julia Carson.