Politikë

Starmer: 24 mijë emigrantë u larguan nga Britania që kur laburistët erdhën në pushtet

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer të hënën deklaroi se më shumë se 24 mijë persona pa të drejtë qëndrimi në Britani janë kthyer që nga marrja e detyrës nga laburistët

Aysu Biçer, Agim Sulaj  | 31.03.2025 - Përdıtësım : 31.03.2025
Starmer: 24 mijë emigrantë u larguan nga Britania që kur laburistët erdhën në pushtet

Greater London

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer të hënën deklaroi se më shumë se 24 mijë persona pa të drejtë qëndrimi në Britani janë kthyer që nga marrja e detyrës nga laburistët, transmeton Anadolu.

Duke folur në hapjen e samit të Krimit të Imigracionit të Organizuar (OUC) në Londër, Starmer tha se kjo shënoi kthimin më të madh në tetë vjet.

Ai gjithashtu trajtoi edhe heqjen e skemës së Ruandës, e cila u promovua shumë gjatë qeverisjes së mëparshme. Starmer theksoi se qeveria e mëparshme shpenzoi 700 milionë funta në këtë skemë, por vetëm katër vullnetarë u zhvendosën në Ruandë.

"Edhe nëse skema do të fillonte të funksiononte siç duhet, vetëm rreth 300 persona në vit do të kishin shkuar në Ruandë", theksoi ai duke vazhduar së argumentuari se skemës së Ruandës do t'i duheshin 80 vjet për të arritur shifrën prej 24 mijë.

Në fjalën e tij, Starmer bëri të ditur se ishte i "shokuar" kur zbuloi për mungesën e koordinimit midis policisë, forcave kufitare dhe agjencive të inteligjencës, me marrjen e detyrës. Ai tha se në mbrojtjen e vendit kishte boshllëqe dhe mungesë të goditjes së kontrabandistëve të njerëzve në kufijtë e Britanisë së Madhe.

Kryeministri britanik njoftoi në konferencën e tij të parë për media, që prej marrjes së detyrës, përfundimin e politikës së deportimit në Ruandë të prezantuar nga ish-qeveria konservatore.

Qeveria e kaluar britanike prezantoi Faturën e Sigurisë së Ruandës (Azili dhe Emigrimi) në dhjetor të vitit 2023, me synim që të sqaronte në legjislacionin e brendshëm se Ruanda është një vend i sigurt për deportimin e azilkërkuesve.

Legjislacioni, i cili pasoi një vendim të Gjykatës së Lartë që e konsideroi skemën si të paligjshme, i mandaton gjykatat të shpërfillin seksionet kryesore të Aktit të të Drejtave të Njeriut dhe ligjeve të tjera përkatëse britanike dhe ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Refugjatëve, të cilat përndryshe do të pengonin deportimet në Ruandë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın