Ekip
11 Qershor 2016•Përditësim: 11 Qershor 2016
SOFJE (AA) Në seancën e tretë plenare të Asamblesë Parlamentare për Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), kryeparlamentari i Maqedonisë, Trajko Veljanovski ka takuar kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglezh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kabineti i Veljanovskit njofton se në takimin me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale në dy vendet dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidh të dy vendet dhe për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Veljanovski theksoi se Parlamenti qëndron në dispozicion të shkëmbimit të përvojave në procesin e integrimit në BE.
Në takim me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglezh, Veljanoski ka informuar në lidhje me situatën aktuale në vend, ndërkohë që falënderoi Slloveninë për mbështetjen që ja jep Republikës së Maqedonisë në drejtim të integrimit euro-atlantik të vendit.
Kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, nga ana e tij theksoi se trajtimi i suksesshëm që i ka bërë Maqedonia krizës me refugjatët dhe emigrantët ka qenë i dobishëm edhe për Slloveninë.
Në fund të takimit, kryetari i Kuvendit, Veljanoski ftoi Brglezhin të vizitojë Maqedoninë.