Politikë

Türkiye shpall kandidaturën për të qenë nikoqir i COP31 në vitin 2026

Presidenti Erdoğan tha se vendi i tij shton përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike me projektin "Zero Mbetje", duke shtuar se me këtë projekt janë parandaluar 5.9 milionë tonë gazra serrë

Abdula Berisha  | 12.11.2024 - Përdıtësım : 12.11.2024
Türkiye shpall kandidaturën për të qenë nikoqir i COP31 në vitin 2026

Shkup

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se vendi i tij ka shpallë kandidaturën për të qenë nikoqir i Konferencës së 31-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike 2026 (COP31), duke falënderuar shtetet që kanë dhënë mbështetje, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan mbajti fjalim në Samitin e Liderëve Botërorë të Veprimit Klimatik, pjesë e Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP29) që po mbahet në Baku, Azerbajxhan.

Ai tha se vendi i tij shton përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike me projektin "Zero Mbetje", duke shtuar se me këtë projekt janë parandaluar 5.9 milionë tonë gazra serrë.

"Türkiye po transformon sektorët kryesorë në kuadrin e vizionit të saj për të arritur emetimet neto zero deri në vitin 2053 dhe rritjen e gjelbër", tha presidenti Erdoğan, duke shtuar:

"Türkiye do të rrisë kapacitetin e instaluar të energjisë së erës dhe diellit nga 31.000 në 120.000 megavatë deri në vitin 2035".

Duke folur për situatën në Rripin e Gazës, Erdoğan u shpreh: "Ne besojmë se ata që janë përgjegjës për katastrofën e rëndë humanitare dhe mjedisore në Rripin e Gazës duhet të japin llogari para gjykatës ndërkombëtare".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın