Politikë

Udhëheqësit e BE-së mbështesin planet e reja të shpenzimeve të mbrojtjes për të forcuar sigurinë

“Këshilli Evropian thekson se Evropa duhet të bëhet më sovrane, më e përgjegjshme për mbrojtjen e saj dhe më mirë e pajisur”, thuhet në deklaratën e bllokut

Aysu Biçer  | 07.03.2025 - Përdıtësım : 10.03.2025
Udhëheqësit e BE-së mbështesin planet e reja të shpenzimeve të mbrojtjes për të forcuar sigurinë

Londër

Liderët e BE-së kanë rënë dakord për plane të reja të shpenzimeve të mbrojtjes pas bisedimeve urgjente të mbajtura të enjten në Bruksel, transmeton Aandolu.

Gjatë një samiti special në Bruksel, 27 udhëheqësit miratuan një sërë përfundimesh që synojnë rritjen e autonomisë ushtarake dhe gatishmërisë së BE-së përballë sfidave globale në zhvillim.

Një seksion i veçantë për mbështetjen për Ukrainën u bllokua nga kryeministri i Hungarisë Viktor Orban dhe tani do të lëshohet si një aneks i veçantë, me mbështetjen e 26 shteteve anëtare.

Udhëheqësit e BE-së shprehën nevojën që Evropa të bëhet më sovrane në mbrojtjen e kufijve të saj dhe mbrojtjen e qytetarëve të saj.

“Këshilli Evropian thekson se Evropa duhet të bëhet më sovrane, më e përgjegjshme për mbrojtjen e saj dhe më mirë e pajisur për të vepruar dhe trajtuar në mënyrë autonome sfidat dhe kërcënimet e menjëhershme dhe të ardhshme me një qasje 360 shkallë”, thuhet në deklaratën mbi përfundimet e miratuara.

“Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojat e saj për sigurinë evropiane dhe globale në një mjedis në ndryshim përbëjnë një sfidë ekzistenciale për BE-në”, theksohet më tej.

Planet e reja të mbrojtjes fokusohen në përshpejtimin e mobilizimit të instrumenteve të nevojshme, duke përfshirë 150 miliardë euro kredi të reja dhe financimin për të forcuar kuadrin e sigurisë së bllokut.

Zyrtarët e BE-së theksuan se këto hapa janë kritike për ruajtjen e stabilitetit brenda rajonit, duke pasur parasysh peizazhin gjeopolitik gjithnjë e më kompleks.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın