Dejan Maksimoviç
25 Dhjetor 2015•Përditësim: 25 Dhjetor 2015
ISLAMABAD (AA) – Kryeministri i Indisë, Narendra Modi ka mbërritur në Pakistan për një vizitë të papritur. Në kuadër të kësaj vizite ai do të takohet me homologun e tij pakistanez, Nawaz Sharif, raporton Anadolu Agency (AA).
Modi është kryeministri i parë indian që viziton Pakistanin që nga viti 2004. Ai ishte rrugës së kthimit nga Afganistani në Indi ku ateroi në qytetin lindor pakistanez Lahore. Interesante është kjo vizitë nga shkaku se përputhet me ditëlindjen e kryeministrit pakistanez, Sharif.