Bojana Stojanovic
03 Shkurt 2021•Përditësim: 03 Shkurt 2021
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot mori ftesë nga presidenti i Kinës, Xi Jinping që të marrë pjesë në Samitin e Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC), i cili do të mbahet përmes video-linkut më 9 shkurt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me ftesë të presidentit kinez Jinping, u potencua se viti i kaluar ishte më shumë se sfidues dhe se përballë një sulmi të papritur të koronavirusit (COVID-19), Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore bashkuan forcat në luftën kundër virusit. Po ashtu thuhet se samiti i Kinës dhe CEEC, fillimisht ishte planifikuar për në prill të vitit të kaluar.
"Siç qëndrojnë gjërat, vendet kanë hyrë në një fazë të re të përgjigjes ndaj COVID-19 dhe po përballen me sfida të mëdha të rimëkëmbjes dhe zhvillimit ekonomik. Paraqitet nevoja që Kina dhe CEEC të forcojnë komunikimin, të arrijnë konsensus dhe të hartojnë bashkëpunimin e ardhshëm për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale dhe zhvillimin në epokën pas COVID-19", thuhet në ftesën dërguar Vuçiçit.
Më tej theksohet se "Duke patur këtë parasysh, Kina do të zhvillojë një Samit me CEEC përmes video-linkut më 9 shkurt. Si nikoqir, kam nderin dhe kënaqësinë t'ju ftoj të merrni pjesë në këtë Samit dhe se do të kem mundësinë të diskutoj me ju mënyrat për të arritur një bashkëpunim të ndërsjellë, të dobishëm si dhe përmirësimin e lidhjeve dypalëshe dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe CEEC".