Husameddin Gina
03 Janar 2019•Përditësim: 04 Janar 2019
SHKUP (АА) – Të gjithë ata që do të paguajnë 8 për qind për të ardhurat e tyre mbi 90 mijë denarë, gjithsesi se duhet pranuar solidaritetin në shoqërinë tonë, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, duke sqaruar pritjet e tatimit progresiv, raporton Aandolu Agency (AA).
Zaev sqaroi se tatimi progresiv do të përfshijë 1 për qind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve ose 9.000 qytetarë të Maqedonisë.
“Të gjithë ata që do të paguajnë 8 për qind për të ardhurat e tyre mbi 90 mijë denarë, gjithsesi se duhet pranuar solidaritetin dhe korrektësinë në shoqërinë tonë, për shkak se vetëm në këtë mënyrë tregohet se jemi një vend normal, ku ata që marrin më shumë do të paguajnë më shumë”, tha Zaev.
Sipas kryeministrit Zaev në llogari të tatimit progresiv ndihma sociale në parametra do të rritet për 30 milionë denarë, gjegjësisht e njëjta do të rritet nga 3.900 në 11.700 denarë që do ta pranojnë mbi 70 për qind e familjeve të rrezikuara në Maqedoni.
“Me 3.000 denarë nuk mbahet familja, me 11.700 ende nuk mund të themi se qytetarët mund ta mbajnë familjen. Por, me masat aktive të punësimit, me mundësinë që e japim për punësimin e të gjithë atyre pranuesve të ndihmës sociale, besojmë si çdo vend normal, do të japim rezultate”, tha Zaev.
Ai në adresimin e sotëm u përqendrua edhe në projektet kapitale të planifikuara për këtë vit.
Tenderi për ndërtimin e autostradës nga Shkupi deri në Bllacë pritet të shpallet deri në fund të janarit. Ndërtimi do të zhvillohet në dy faza, për të kursyer në kohë dhe për të pasur aktivitetet ekonomik. Në fazën e parë do të ndërtohen 1.9 kilometra. Ndërsa në të dytën 10.4 kilometra, ndërsa dokumentacioni për fazën e dytë pritet të përgatitet në maj ose qershor. Për fillim projeksioni i përgjithshëm është rreth 120 milionë euro.
“Vazhdojmë në bazë të konceptit të financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në koordinim me to vendosëm për ndërtim në faza. Qëllimi final është fillimi sa më i shpejtë me ndërtimin, për shkak se e dimë se në Kosovë janë drejt përfundimit të aktiviteteve nga Prishtina deri në Bllacë. Ashtu që ky është një nga projektet e para kapitale dhe një nga prioritetet më të mëdha në pjesën e infrastrukturës rrugore në Maqedoni”, tha Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë, Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareke për ndryshimet kushtetuese theksoi se ende punojnë për të siguruar 2/3 e shumicës në Parlament. Siç tha ai, debati do të fillojë më 9 janar dhe ndonëse parashihet që të zgjasë 10 ditë, pret që të zgjasë dy ose tre ditë, meqë do të bojkotohet nga deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE.
Ai është optimist për shkak të përgjegjësisë që e ndjejnë të gjithë deputetët. Zaev më pas tha se nesër do të takohet me kryetarin e njërit nga krahët e Lëvizjes "Besa", Bilall Kasamin.