Shëndetësi

Britani, në restorante dhe kafene do të mund të shihet numri i kalorive në menu

Sipas lajmit të BBC-së, është vendosur që në menutë e restoranteve, kafeneve dhe bizneseve me më shumë se 250 punonjës në vend të shënohen kaloritë e ushqimeve dhe pijeve

Sümeyye Dilara Dinçer  | 06.04.2022 - Përdıtësım : 07.04.2022
Britani, në restorante dhe kafene do të mund të shihet numri i kalorive në menu

Ankara

Nga sot, qytetarët që hanë në restorante dhe kafene në Britani të Madhe do të mund të shohin se sa kalori ka ushqimi dhe pijet e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC-së, është vendosur që në menutë e restoranteve, kafeneve dhe bizneseve me më shumë se 250 punonjës në vend të shënohen kaloritë e ushqimeve dhe pijeve.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social deklaroi se mbipesha është një nga problemet e rëndësishme shëndetësore në vend dhe theksoi se shkëmbimi i informacionit mbi kaloritë luan një rol për të ndihmuar njerëzit të bëjnë zgjedhje më të shëndetshme.

Disa pronarë restorantesh reaguan për faktin se kaloritë e ushqimit dhe pijeve ishin përfshirë në menu. Fondacioni për Çrregullime të Ushqimit tha se ishin të kënaqur me vendimin.

Bashkëthemeluesi i një restoranti të famshëm që shërben ushqim rrugor të stilit meksikan, Mark Selby tha se "zinxhiri i restoranteve është tashmë "plotësisht transparent dhe i hapur" në lidhje me informacionin e ushqimit dhe pijeve dhe se nuk është e drejtë të fokusohet në numërimin e kalorive.

Selby argumentoi se klientët që vijnë në restorant për të "festuar" nuk do të shohin informacionin e kalorive në menu.

Patrick Callaghan, 57-vjeç, i cili erdhi në një restorant në Londër tha se vendimi do të ndikonte në zgjedhjen e ushqimit, ndërsa 18-vjeçari James Howlett tha se informacioni i kalorive në menu nuk do të ndryshonte preferencën e ushqimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın