Shëndetësi

"Për shëndetin oral konsumoni produkte qumështi në iftar dhe syfyr"

"Ne rekomandojmë që pacientët të pinë shumë lëngje, të konsumojnë ushqime të pasura me fibra, veçanërisht pas iftarit, të konsumojnë ushqime të pasura me vitamin C dhe D", tha dr. Alemdağ

Meltem Yılmaz Karakurum  | 06.03.2025 - Përdıtësım : 07.03.2025
"Për shëndetin oral konsumoni produkte qumështi në iftar dhe syfyr"

Trabzon

Akademiku i Departamentit të Periodontisë pranë Fakultetit të Stomatologjisë në Universitetin Teknik Karadeniz (KTU), dr. Burak Alemdağ tha se rekomandojnë që gjatë iftarit dhe syfyrit njerëzit të ushqehen me qumësht dhe produkte të qumështit si dhe të konsumojnë ushqime me fibra.

Në një deklaratë për Anadolu, Alemdağ tha se gjatë Ramazanit duhet t'i kushtohet vëmendje të shtuar shëndetit oral dhe dentar.

"Ne rekomandojmë që pacientët të pinë shumë lëngje, të konsumojnë ushqime të pasura me fibra, veçanërisht pas iftarit, të konsumojnë ushqime të pasura me vitamin C dhe D, si dhe të qëndrojnë larg grupeve të sheqerit të rafinuar dhe drithërave të përpunuara", tha ai duke treguar se muaji i Ramazanit është një periudhë e konsumit të zvogëluar të lëngjeve.

Alemdağ tha se shpresojnë që në këtë mënyrë të forcohet mikroflora orale dhe të zhvillojnë rezistencë ndaj sëmundjeve të mishit të dhëmbëve. Ai sugjeroi larjen e dhëmbëve gjysmë ore pas iftarit, duke theksuar se kjo nuk duhet të jetë më pak se 2 minuta.

Duke tërhequr vëmendjen se pastrimi i gjuhës është gjithashtu tepër i rëndësishëm, Alemdağ tha: "Pastrimi i gjuhës duhet patjetër të bëhet me furçë ose kruajtëse gjuhësore". Ai shtoi se gjatë Ramazanit duhen larë dhëmbët dy herë, në iftar dhe syfyr.

- "Është thelbësore të bëhen gjëra që do të forcojnë imunitetin"

Ai thekson rëndësinë e konsumimit të produkteve të qumështit për shëndetin oral dhe dentar gjatë iftarit dhe syfyrit.

"Ne rekomandojmë veçanërisht konsumimin e qumështit dhe produkteve të qumështit dhe ushqimeve me fibra sepse sëmundjet e mishit të dhëmbëve nuk kufizohen vetëm me dhëmbët. Kur bie imuniteti, rritet ndjeshmëria ndaj sëmundjeve të mishit të dhëmbëve. Bakteret në gojën tonë janë të zakonshme për shumë individë, por ato fillojnë të shfaqin efektet e tyre kur imuniteti i njerëzve bie", tha Alemdağ.

"Gjatë Ramazanit, është e nevojshme t'i mbështetni këto me lëndë ushqyese të balancuara si produkte qumështi si kosi, djathi, kefiri ose ushqimet me fibra, vitamina dhe proteina", shtoi ai.

Ai rekomandon që çaji dhe kafeja të konsumohen sa më pak. "Ne rekomandojmë që pacientët të mos pinë cigare, por pacientët që pinë cigare duhet të reduktojnë cigaren, sepse edhe këto mund të shkaktojnë erë të keqe dhe tharje të gojës. Përveç kësaj, një tjetër gjë që shkakton erën e keqe të gojës tek pacientët janë ushqimet që mund të shkaktojnë erën e keqe, si qepa dhe hudhra", përfundoi Alemdağ.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.