Shëndetësi

Studim, ndotja e ajrit mund të dëmtojë shëndetin e trurit tek të moshuarit

Skanimet MRI treguan ndryshime strukturore në zonat e trurit përgjegjës për vëmendjen dhe kujtesën kur përqendrimet e ndotësve u ulën

Amir Latif Arain  | 25.03.2025 - Përdıtësım : 27.03.2025
Studim, ndotja e ajrit mund të dëmtojë shëndetin e trurit tek të moshuarit

Karaçi

Një studim i ri i zhvilluar në Tajvan zbuloi se ndotja e ajrit mund të dëmtojë shëndetin e trurit tek të moshuarit, transmeton Anadolu.

Studimi i publikuar nga Universiteti Kombëtar "Yang Ming Chiao Tung" zbuloi se ndotja e ajrit mund të stimulojë sistemin imunitar përmes nuhatjes, duke shkaktuar inflamacion, raportoi Agjencia Qendrore e Lajmeve me bazë në Taipei.

Ky inflamacion mund të dëmtojë barrierën gjak-tru, duke çuar në dëmtim të enëve të gjakut të trurit, duke ndikuar përfundimisht në shëndetin neurologjik.

Duke përdorur modele për të vlerësuar nivelet 10-vjeçare të ndotjes së ajrit, hulumtuesit studiuan 412 persona të moshës 60-vjeç e lart, që jetojnë në zona rurale dhe urbane. Ata gjithashtu bënë teste kognitive dhe skanime MRI për të analizuar ndryshimet në strukturën e trurit të tyre.

Skanimet MRI treguan ndryshime strukturore në zonat e trurit përgjegjës për vëmendjen dhe kujtesën kur përqendrimet e ndotësve u ulën.

Ndotja e ajrit, sipas akademikes Yi-Fang Chuang, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Universitetit "Yang Ming Chiao Tung", është një faktor rreziku për funksionin kognitiv të dëmtuar.

Sipas saj, studimi ndihmon në sqarimin e marrëdhënies midis ndotjes së ajrit dhe shëndetit të trurit tek të moshuarit.

Përmirësimi i cilësisë së ajrit, shtoi ajo, mund të përmirësojë shëndetin e trurit dhe funksionin njohës te të rriturit e moshuar, duke vonuar rrezikun e demencës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın