Turqia, Shkencë dhe Teknologji

Droni turk Bayraktar TB3 PT-3 kryen me sukses testin e parë të gjuajtjes së municioneve

Duke ndarë zhvillimin në rrjetet sociale, kompania Baykar tha se “krahët tanë po forcohen” pas testit të gjuajtjes së municionit MAM-T të prodhuesit turk të armëve Roketsan

Ekip  | 18.01.2025 - Përdıtësım : 19.01.2025
Droni turk Bayraktar TB3 PT-3 kryen me sukses testin e parë të gjuajtjes së municioneve

Ankara

Kompania Baykar, prodhuesi turk i mjeteve ajrore luftarake pa pilot (UCAV), ka njoftuar se modeli i tij Bayraktar TB3 PT-3 ka kryer me sukses testin e parë të gjuajtjes me municione, raporton Anadolu.

Duke ndarë zhvillimin në rrjetet sociale, kompania Baykar tha se “krahët tanë po forcohen” pas testit të gjuajtjes së municionit MAM-T të prodhuesit turk të armëve Roketsan.

Bayraktar TB3, droni i fundit luftarak i kompanisë Baykar, më parë bëri debutimin e tij publik në ngjarjen kryesore të teknologjisë në Türkiye, përkatësisht në TEKNOFEST më 2 nëntor të vitit 2024.

Droni gjithashtu arriti një moment historik novator në muajin dhjetor duke u bërë droni i parë në historinë e aviacionit botëror që u ngrit dhe u ul me sukses në një anije me kuvertë të shkurtër.

TB3 ka kryer mbi 700 fluturime në teste, përfshirë një fluturim të shquar 32-orësh të vazhdueshëm në dhjetor të vitit 2023, duke mbuluar rreth 5.700 kilometra.

Mjetet ajrore pa pilot (UAV) të kompanisë Baykar, përfshirë Bayraktar TB2 dhe Bayraktar Akinci, njihen gjerësisht në tregun global të mbrojtjes për inovacionin e tyre teknologjik dhe efektivitetin operacional.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.