Firma turke zhvillon simulatorin e ri të trajnimit mjekësor
HAVELSAN ka prezantuar SimClever, simulator trajnimi për edukimin mjekësor

Istanbul
“SimClever”, i zhvilluar nga firma turke lider nnë fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë, HAVELSAN, dhe partneri i saj “RISE Technology”, po u mundësojnë trajnerëve dhe studentëve mjekësorë të bëjnë trajnime të bazuara në simulime pa kufizime në kohë dhe hapësirë falë dizajnit të tij portabil dhe kompakt, raporton Anadolu.
Sistemi i simulimit ofron një fushë përdorimi fleksibël dhe të gjerë në arsim me strukturën e tij që mund të përshtatet me mjedise të ndryshme arsimore si klasa, klinika ambulatore dhe dhoma konsultimi.
Ai përfshin simulatorë të pajisjeve dhe metodave të ndryshme mjekësore, si simulatorët e monitorimit të pacientëve, stetoskopët digjitalë hibridë, modulet laboratorike, modulet e radiologjisë, laringoskopët digjitalë hibridë, simulatorët e ventilatorëve mekanikë dhe defibrilatorët digjitalë hibridë me një gamë të gjerë skenarësh dhe shtatë module të ndryshme.
Me SimClever, një simulator trajnimi mjekësor i zhvilluar për të rritur kompetencën klinike të personelit të kujdesit shëndetësor, HAVELSAN solli pajisjet e duhura dhe proceset e duhura të ndërhyrjes në mjedisin e simulimit në pikat kritike, të cilët janë faktorë të domosdoshëm në procesin e trajtimit të pacientëve dhe vitalë në rastet mjekësore.
Sistemi, i cili u vu në përdorim për herë të parë në Spitalin Universitar të Trajnimit dhe Kërkimit Recep Tayyip Erdoğan në qytetin turk Rize, ka qenë në përdorim të suksesshëm për një kohë.
Përdorimi i gjerë i SimClever në Türkiye pritet të ulë varësinë nga produktet e huaja.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.