Emre Aytekin
13 Nëntor 2020•Përditësim: 14 Nëntor 2020
Kina lançoi satelitin e komunikimit celular të gjeneratës së re, Tiantong-1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit, Xinhua, sateliti me anë të raketës Long March-3B është lançuar nga Qendra e Lançimeve të Satelitit Xichang në perëndim të vendit.
Kina me të gjithë satelitët që i ka prodhuar me mundësitë e saj, synon të sigurojë një infrastrukturë të besueshme të komunikimit celular që mund të funksionojë në të gjitha kushtet e motit.
Me shërbimin e rrjeteve celulara përveç Kinës dhe vendeve tjera përreth synohet të përfshihen edhe Mesdheu Lindor, Afrika, Paqësori dhe Oqeani Indian.