Shkencë dhe Teknologji

Kometa që mund të shihet një herë në 160 mijë vjet, mund të vëzhgohet nga Toka për disa ditë

NASA nëpërmjet një njoftimini në uebfaqen e saj ndau pamjen e kometës të incizuar nga Sllovakia

Şilan Turp  | 14.01.2025 - Përdıtësım : 15.01.2025
Kometa që mund të shihet një herë në 160 mijë vjet, mund të vëzhgohet nga Toka për disa ditë

Ankara

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës e SHBA-së (NASA) ka bërë të ditur se kometa C/2024 G3 (Atlas), e cila mund të shihet nga Toka një herë në 160 mijë vjet, "mund të vëzhgohet me sy të lirë për disa ditë", transmeton Anadolu.

NASA nëpërmjet një njoftimi në uebfaqen e saj ndau pamjen e kometës të incizuar nga Sllovakia.

Në njoftim thuhet se kometa Atlas, e cila aktualisht mund të vëzhgohet në momente të caktuara për shkak të pozicionit të saj më të afërt me Diellin, "do të vë në skenë një nga pamjet më të mrekullueshme të kometave të viteve të fundit dhe do të bëhet mjaft e ndritshme duke konkurruar me Venusin".

Më tej bëhet e ditur se është e vështirë të parashikohet shkëlqimi i saktë që do të arrijë kometa dhe se pritet të mbetet aq e ndritshme sa të shihet me sy të lirë nga Toka për disa ditë.

Sipas lajmit të BBC, studiuesi në fizikën dhe kozmologjinë e astrogrimcave në King's College në Londër, Dr. Shyam Balahi, vuri në dukje se "llogaritjet aktuale të orbitës tregojnë se kometa do të kalojë në afërsi prej rreth 8,3 milionë milje nga Dielli" dhe se Atlas mund të klasifikohet si një kometë "përfshirëse e diellit".

Balaji tha se kjo ngjarje, e cila ndodh një herë në 160 mijë vjet, mund të vërehet më qartë në hemisferën jugore, por mund të jetë e vështirë për t'u parë nga hemisfera veriore për shkak të pozicionit të saj në raport me Diellin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın