Shkencë dhe Teknologji

Kongresi Botëror Mobil 2025 hapet në Barcelonë

Si një nga platformat më të rëndësishme në sektorin e komunikimit mobil, ngjarja tërheq më shumë se 100 mijë vizitorë çdo vit, duke bashkuar prodhuesit e pajisjeve, operatorët celularë, ofruesit e teknologjisë dhe përfaqësuesit e industrisë

Ekip  | 04.03.2025 - Përdıtësım : 05.03.2025
Kongresi Botëror Mobil 2025 hapet në Barcelonë

Shkup

Kongresi Botëror Mobil 2025, i organizuar çdo vit nga Shoqata e Sistemit Global për Komunikimet Mobile (GSMA) në Barcelonë, ka hapur dyert për vizitorët, raporton Anadolu.

I konsideruar si një nga panairet kryesore të teknologjisë në botë, Kongresi Botëror Mobil ka filluar në qytetin spanjoll Barcelonë.

I mbajtur në qendrën e ekspozitës ‘Fira Gran Via’, tema e këtij viti për kongresin është “Konvergjoni. Lidheni. Krijoni” dhe përfshin pjesëmarrës nga mbi 200 vende.

Si një nga platformat më të rëndësishme në sektorin e komunikimit mobil, ngjarja tërheq më shumë se 100 mijë vizitorë çdo vit, duke bashkuar prodhuesit e pajisjeve, operatorët celularë, ofruesit e teknologjisë dhe përfaqësuesit e industrisë.

Në panair u shfaqën shumë risi si ekranet fleksibël të palosshëm, 5G, rrjetet celulare dhe teknologjitë e inteligjencës artificiale.

Pjesëmarrja kombëtare e Türkiyes organizohet nga Dhoma e Tregtisë e Istanbulit (ITO) siç ka qenë që nga viti 2014. Gjithsej 33 kompani nga Türkiye janë të pranishme në këtë kongres, me 21 prej tyre me pjesëmarrje kombëtare dhe 12 individuale.

Panairi Kongresi Botëror Mobil Barcelona 2025 do të jetë i hapur për vizitorët deri më 6 mars.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın