Shkencë dhe Teknologji

SHBA, paralajmërohet stuhi gjeomagnetike e shkaktuar nga shpërthimi diellor

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së ka lëshuar një paralajmërim për stuhinë gjeomagnetike që mund të ndodhë sot dhe nesër si pasojë e shpërthimit në Diell më 8 tetor

Aynur Şeyma Asan  | 10.10.2024 - Përdıtësım : 11.10.2024
SHBA, paralajmërohet stuhi gjeomagnetike e shkaktuar nga shpërthimi diellor

Ankara

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) paralajmëroi se një stuhi "e fuqishme" gjeomagnetike mund të ndodhë si rezultat i një shpërthimi në Diell, gjë që mund të çaktivizojë përkohësisht termocentralet dhe sinjalet e radios, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të CBS News, NOAA ka lëshuar një paralajmërim për stuhinë gjeomagnetike që mund të ndodhë sot dhe nesër si pasojë e shpërthimit në Diell më 8 tetor.

Në deklaratë thuhet se një shpërthim u zbulua në Diell dhe stuhia gjeomagnetike që rezultoi mund të çaktivizojë përkohësisht sinjalet e radios dhe termocentralet.

Më tej në deklaratë bëhet thirrje që të merren masa në termocentralet dhe anijet kozmike në hapësirë, ndërsa Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (FEMA) gjithashtu është informuar rreth ndikimeve të stuhisë gjeomagnetike.

Në deklaratë thuhet se stuhia gjeomagnetike nuk do të jetë më e fuqishme se në maj, dhe Dritat Veriore (Aurora Borealis) mund të shihen në disa pjesë të SHBA-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın