Shkencë dhe Teknologji

Astronautët e NASA-s do të qëndrojnë më gjatë në stacionin hapësinor për shkak të vonesës nga ‘SpaceX’

Siç tha NASA, fillimisht të vendosur për një mision 8-ditor në muajin qershor në bordin e anijes ‘Starliner’, astronautët u bllokuan për shkak të problemeve me sistemin e forcës shtytëse të anijes

Gizem Nisa Çebi  | 18.12.2024 - Përdıtësım : 18.12.2024
Astronautët e NASA-s do të qëndrojnë më gjatë në stacionin hapësinor për shkak të vonesës nga ‘SpaceX’

Istanbul

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës e SHBA-së (NASA) ka bërë të ditur se kthimi i astronautëve Suni Williams dhe Butch Wilmore do të vonohet, duke e zgjatur qëndrimin e tyre të paplanifikuar në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në më shumë se nëntë muaj, transmeton Anadolu.

Agjencia hapësinore njoftoi se ‘SpaceX Crew-10’ i NASA-s aktualisht synon për të nisur katër anëtarë të ekuipazhit në stacionin hapësinor jo më herët se fundi i marsit të vitit 2025.

Siç tha NASA, fillimisht të vendosur për një mision 8-ditor në muajin qershor në bordin e anijes ‘Starliner’, astronautët u bllokuan për shkak të problemeve me sistemin e forcës shtytëse të anijes.

Më herët, NASA planifikoi të kthejë anijen ‘Starliner’ pa ekuipazh, ndërsa astronautët Williams dhe Wilmore të kthejë në misionin ‘SpaceX Crew-9’, i cili u nis në muajin shtator me dy vende të lira për astronautët.

Megjithatë, misioni tjetër i alternimit të ekuipaizhit, respektivisht ‘SpaceX Crew-10’, është shtyrë nga muaji shkurt për jo më herët se fundi i muajit mars i vitit të ardhshëm. Anija kozmike pritet të mbërrijë në objektin e ‘SpaceX’ në Florida në fillim të janarit.


- Gatishmëria e anijes së re kozmike ‘Dragon’

Kjo vonesë, theksoi NASA, siguron kohë shtesë për përgatitjen e anijes së re kozmike ‘Dragon’.

Sipas menaxherit të programit të ekuipazhit komercial të NASA-s, Steve Stich, fabrikimi, monitorimi, testimi dhe integrimi përfundimtar i një anijeje të re kozmike është një përpjekje e mundimshme që kërkon vëmendje të madhe ndaj detajeve.

"Ne e vlerësojmë punën e palodhur të ekipit të ‘SpaceX’ për të zgjeruar flotën e anijes kozmike ‘Dragon’ në mbështetje të misioneve tona, si dhe fleksibilitetin e programit të stacionit dhe ekuipazheve të ekspeditës derisa punojmë së bashku për të përfunduar gatishmërinë e kapsulës së re për fluturim", tha Stich.

NASA dhe ‘SpaceX’ vlerësuan opsione të tjera, duke përfshirë përdorimin e një anijeje tjetër kozmike ‘Dragon’ ose rregullimin e manifestit, por vendosën që vonesa e ‘Crew-10’ ishte alternativa më e mirë për të përmbushur nevojat e agjencisë hapësinore dhe për të siguruar objektivat e ISS-së për vitin 2025.

Williams dhe Wilmore do të largohen nga ISS-ja së bashku me anëtarët e ‘Crew-9’ pas një "periudhe dorëzimi" standarde kur të arrijë ‘Crew-10’. Qëndrimi i tyre i zgjatur do t’i shohë ata të tejkalojnë kohëzgjatjen e misionit të tyre fillestar me pothuajse 36 javë.


- Misionet e ardhshme

Misioni i ‘Crew-10’ do të përfshijë astronautët e NASA-s, Anne McClain dhe Nichole Ayers, kozmonautin rus Kirill Peskov dhe astronautin japonez Takuya Onishi. Ekuipazhi aktualisht është duke u trajnuar në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Houston.

Ndërkohë, të gjithë astronautët mbeten aktiv në kërkime, mirëmbajtje dhe përgatitje për misionet e ardhshme.

Përvoja e tyre do të ndihmojë NASA-n të kuptojë ndikimin e misioneve afatgjata në shëndetin e njeriut ndërsa agjencia përgatitet për eksplorimin e ardhshëm të Hënës, Marsit dhe më gjerë.

SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, vazhdon të luajë një rol jetik në alternimet e ekuipazhit të ISS-së, me NASA-n që mbështetet në anijen e saj kozmike ‘Dragon’ për misione të rregullta 6-mujore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.