Bahattin Gönültaş
07 Tetor 2022•Përditësim: 07 Tetor 2022
Kompania gjermane e bioteknologjisë, BioNTech ka njoftuar se do të zgjerojë praninë e saj ndërkombëtare duke ndërtuar një qendër kërkimore dhe një objekt prodhimi në Victoria të Australisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga BioNTech thuhet se BioNTech dhe shteti australian Victoria nënshkruan një letër për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve të mundshme të bazuara në mRNA.
Si pjesë e këtij bashkëpunimi strategjik, BioNTech në Melburn do të ndërtojë kontejnerë prodhimi të quajtur "BioNTainers" dhe do të krijojë një qendër kërkimore për prodhimin e produkteve të bazuara në mRNA dhe kandidatëve.
BioNTech do të mbështesë zbatimin e projekteve kërkimore nga shkencëtarët në Australi dhe do të vlerësojë testimin e kandidatëve shtesë të produkteve klinike të kancerit.
Melburni do të jetë vendi i tretë i prodhimit të mRNA të kompanisë gjermane jashtë Gjermanisë.
Kompania ka objekte të tilla prodhimi në Ruandë dhe Singapor.
BioNTech pret që të ardhurat të bien në 17 miliardë euro këtë vit, nga 19 miliardë euro të ardhura nga vaksinat vitin e kaluar.