Microsoft nën vëzhgim për mbështetje për ushtrinë izraelite
Punonjësit e lartë protestuan ndaj shërbimeve të kompanisë për Izraelin në shënimin e 50-vjetorit të saj, duke përfshirë shefin ekzekutiv të AI-së, Mustafa Suleyman, i cili solli përsëri në tryezë përfshirjen e kompanisë me Izraelin

Istanbul
ISTANBUL (AA) - Kompania Microsoft është nën vëzhgim për shkak të mbështetjes së pretenduar për ushtrinë izraelite përmes shërbimeve të saj ‘cloud’ dhe inteligjencës artificiale (AI) pas sulmeve të 7 tetorit të vitit 2023, transmeton Anadolu.
Punonjësit e lartë të kompanisë Microsoft protestuan ndaj shërbimeve të kompanisë për Izraelin në shënimin e 50-vjetorit të saj, duke përfshirë shefin ekzekutiv të AI-së, Mustafa Suleyman, i cili solli përsëri në tryezë përfshirjen e kompanisë me Izraelin.
Gazeta The Guardian në muajin janar raportoi se Microsoft ofroi shërbime të Teknologjisë së Informacionit dhe të ruajtjes së të dhënave kompjuterike pas sulmeve të 7 tetorit, si dhe nënshkroi marrëveshje shumë milionëshe për të ofruar mijëra orë mbështetje teknike.
Ushtria izraelite u bë gjithnjë e më e varur nga kompani si Microsoft, Google dhe Amazon për të ruajtur dhe përpunuar të dhëna të mëdha.
Associated Press (AP) në një raport tha se ushtria po përdor infrastrukturën ‘cloud’ të platformës Microsoft Azure për të përpiluar të dhënat e mbledhura përmes mbikëqyrjes masive, si dhe mesazhet e transkriptuara dhe të përkthyera përmes thirrjeve, teksteve dhe audio-transmetimeve.
Sipas një zyrtari që u citua nga AP, platforma Microsoft Azure përdoret për të kërkuar fjalë kyçe midis të dhënave të mëdha, të mbledhura.
Përdorimi ushtarak izraelit i AI-së me platformat OpenAi dhe Microsoft u rrit pothuajse 200 herë në muajin mars të vitit të kaluar krahasuar me periudhën para sulmit të 7 tetorit.
Të dhënat e ushtrisë izraelite në serverët e Microsoft-it u dyfishuan në mars-korrik të vitit 2024 në më shumë se 13.6 petabajt, ndërsa përdorimi i serverëve nga ana e saj u rrit me pothuajse dy të tretat në vetën dy muaj pas sulmit.
Siç raportoi AP më 18 shkurt, Heidy Khlaaf, ish-inxhiniere e lartë e sigurisë në OpenAI, tha se “ky është konfirmimi i parë që kemi marrë se modelet komercial të AI-së janë duke u përdorur drejtpërdrejtë në luftë”.
Muajin e kaluar, The Washington Post raportoi se departamenti i shërbime ‘cloud’ i kompanisë Google ka punuar me ushtrinë izraelite menjëherë pas nisjes së sulmeve të Tel Avivit në Gaza.
Një punonjës nga Google paralajmëroi kompaninë që të plotësojë urgjentisht kërkesat e ushtrisë izraelite në mënyrë që Izraelit të mos i drejtohet Amazon-it për shërbimet ‘cloud’.
Një punonjës tjetër falënderoi një koleg për kryerjen e një detyre që ishte porositur nga ushtria izraelite në një dokument tjetër që u publikua, i cili daton në nëntor të vitit 2023.
Muaj më vonë, një mesazh tjetër i lëshuar tregoi se një punonjës kërkoi qasje shtesë në mjetet e AI-së për nevojat e ushtrisë izraelite.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.