Gökhan Ergöçün,Gözde Bayar
16 Gusht 2019•Përditësim: 19 Gusht 2019
Sateliti i parë kombëtar turk i vëzhgimit tokësor, i quajtur Rasat, përfundoi vitin e 8-të në orbitë.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), kreu i Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TÜBİTAK), Lokman Kuzu, tha se "sateliti, që ka të paraparë jetëgjatësi prej tre vjetësh, skanoi 15 milionë kilometra katrorë shkrepi më shumë se 2.800 imazhe për tetë vjet".
Kuzu theksoi se sateliti që peshon 100 kilogramë, e që u dizajnua nga inxhinierët e TÜBİTAK-ut, është rrotulluar rreth botës për më shumë se 42.000 herë.
"Rasat po shërben për tetë vite dhe asnjë nga pjesët e saja nuk është prishur, ai është një sukses", tha Kuzu.
Ai theksoi se sateliti i cili zakonisht vëzhgon Turqinë, ofron pamje të gjërave të ndryshme si digat, ndërtimet, zjarret, pyjet dhe vullkanet.
"Ne do të fillojmë më shumë projekte të teknologjisë së lartë në ditët e ardhshme. Ne besojmë në inxhinierët tanë dhe zhvilluesit e programeve kompjuterike", shtoi kreu i TÜBİTAK-ut.