Agjencia shëndetësore e BE-së apelon për të përshpejtuar luftën kundër rezistencës ndaj antibiotikëve
Po ashtu në raport thuhet se nuk do të ishte e mundur të arrihet qëllimi i vendosur nëse vazhdon në këtë mënyrë dhe nga atje apelojnë për një "përgjigje të unifikuar dhe urgjente" ndaj problemit
Ankara
ANKARA (AA) - Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuar se konsumi i antibiotikëve në Bashkimin Evropian (BE) midis viteve 2019 dhe 2023 është rritur dhe ka bërë thirrje për veprim për të reduktuar përdorimin e antibiotikëve, transmeton Anadolu.
Në raportin e fundit të lëshuar nga ECDC thuhet se barnat antimikrobik që përdoren për të vrarë organizma si bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët ose për të ndaluar përhapjen e tyre krijojnë rezistencë tek individët dhe kjo situatë përbën rrezik për shëndetin publik.
Në raport theksohet se më shumë se 35 mijë njerëz vdesin çdo vit në BE dhe Zonën Ekonomike Evropiane (EEA) për shkak të infeksioneve rezistente antimikrobiale dhe se konsumi i antibiotikëve në BE u rrit me 1 për qind midis viteve 2019 dhe 2023, duke u larguar kështu nga synimi për të reduktuar konsumin e antibiotikëve me 20 për qind deri në vitin 2030.
Po ashtu në raport thuhet se nuk do të ishte e mundur të arrihet qëllimi i vendosur nëse vazhdon në këtë mënyrë dhe nga atje apelojnë për një "përgjigje të unifikuar dhe urgjente" ndaj problemit.
Në raport renditen tre zgjidhje për problemin, respektivisht parandalimi dhe kontrolli i infeksionit, përdorimi i kujdesshëm i antimikrobikëve, zhvillimi i antimikrobikëve të rinj, si dhe sigurimi i qasjes në to.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.