Recep Şakar
01 Shtator 2017•Përditësim: 02 Shtator 2017
MELBURN (AA) – Si pasojë e epidemisë së gripit në qytetin Wangaratta të Australisë kanë humbur jetën shtatë persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Departamenti i shëndetësisë dhe ofrimit të shërbimeve theksuan se kanë humbur jetën shtatë persona në fshatin St. John's në qytetin Wangaratta.
Nuk janë dhënë të dhëna mbi identitetin e personave të vdekur të moshës prej 70 deri në 94 vjeç. Nga ky departament thonë se në fshat ndodhen 146 persona të moshuar dhe 200 të punësuar.
Nga gripi janë infektuar 123 persona. Tashmë shtatë ditë askush nuk ka leje të dalë nga fshati.