Rahmi Gündüz
28 Shkurt 2016•Përditësim: 28 Shkurt 2016
PARIS (AA) – Në Francë për herë të parë është diagnostikuar një rast me infektim të virusit Zika tek një grua, konfirmoi ministrja e Shëndetësisë së këtij vendi, Marisol Touraine, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja për mediat franceze deklaroi se bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, dhe se është infektuar përmes të dashurit të saj i cili udhëtoi në Brazil.
Ajo shtoi se gjendja shëndetësore e personit të infektuar është e qëndrueshme. Virusi Zika është evidentuar në 44 vende në vitin e kaluar, ndërsa epidemia është regjistruar në 33 vende.