Shëndetësi

Izrael, 11 persona humbin jetën nga ethet e Nilit Perëndimor

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 153 pacientë janë diagnostikuar me ethet e Nilit Perëndimor në një shpërthim të vazhdueshëm. Shumica e pacientëve janë nga rajoni qendror i vendit

Ahmed Asmar  | 04.07.2024 - Përdıtësım : 05.07.2024
Izrael, 11 persona humbin jetën nga ethet e Nilit Perëndimor

Ankara

Autoritetet shëndetësore izraelite kanë bërë të ditur se 11 persona kanë humbur jetën deri më tani nga sëmundja infektive e virusit të Nilit Perëndimor, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 153 pacientë janë diagnostikuar me ethet e Nilit Perëndimor në një shpërthim të vazhdueshëm. Shumica e pacientëve janë nga rajoni qendror i vendit.

Autoritetet u kërkuan gjithashtu zyrtarëve lokal që të intensifikojnë përpjekjet e monitorimit dhe asgjësimit të mushkonjave, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit të publikut dhe masave parandaluese.

Virusi transmetohet te njerëzit përmes mushkonjave që ushqehen me zogj të infektuar. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, lodhje dhe dhimbje trupi, si dhe të vjella.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın