Shëndetësi

Ndotja e ajrit shton mbi 6.6 milionë vdekje në vitin 2019

Për vdekjet e të sapolindurve, raporti tha se vitin e kaluar në mbarë botën mungesa e cilësisë së ajrit çoi në pothuajse 500 mijë vdekje midis foshnjave në muajin e tyre të parë të jetës

Burak Bir  | 21.10.2020 - Përdıtësım : 22.10.2020
Ndotja e ajrit shton mbi 6.6 milionë vdekje në vitin 2019

Ankara

Ndotja e ajrit, faktori i katërt kryesor i rrezikut për vdekjen e hershme, ka shtuar 6.67 milionë vdekje në numrin global të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një studimi nga faqja elektronike "stateofglobalair.org", që sjell analiza gjithëpërfshirëse mbi çështjen e ndotjes së ajrit, ndotja e ajrit është faktori kryesor i rrezikut mjedisor për vdekjen e hershme, që tejkalohet vetëm nga presioni i lartë i gjakut (10.8 milionë), përdorimi i duhanit (8.71 milionë) dhe rreziqet dietike (7.94 milionë).

Për vdekjet e të sapolindurve, raporti tha se vitin e kaluar në mbarë botën mungesa e cilësisë së ajrit çoi në pothuajse 500 mijë vdekje midis foshnjave në muajin e tyre të parë të jetës.

"Për shkak të kufizimeve të pashembullta kundër COVID-19, të dhënat nga monitorimi satelitor dhe tokësor i cilësisë së ajrit kanë treguar ulje thelbësore në koncentrimin e ndotësve si dioksidi i azotit (NO2) dhe në disa raste reduktime modeste për ndotës të tjerë, siç janë grimcat PM2.5", theksoi studimi.

Megjithatë, thuhet se këto ndryshime pozitive drejt ajrit të pastër janë vetëm të përkohshme, pasi me heqjen e kufizimeve emetimet janë rritur shpejtë, duke shuar ndonjë fitim në cilësinë e ajrit.

Në mbarë botën, që nga dhjetori i kaluar pandemia e COVID-19 ka marrë mbi 1.12 milinë jetë njerëzish. Sipas të dhënave nga Universiteti "John Hopkins" me qendër në SHBA, mbi 40.83 milionë raste janë konfirmuar në të gjithë botën, me afër 28 milionë të shëruar.

Raporti theksoi se ndaj grimcave PM2.5 tre vendet me ekspozimin më të lartë në të gjithë botën janë ato me popullsi të mbingarkuar, respektivisht India, Nepali dhe Nigeri ndërsa tre vendet me ekspozimin më të ulët janë Australia, Brunei, Darussalami dhe Kanadaja.

"Ndikimi (i ndotjes së ajrit) në numrin e njerëzve të prekur dominohet qartë nga vendet në Azinë Jugore dhe Azinë Lindore, më shumë në Indi dhe Kinë", tha raportoi, duke shtuar se nga viti 2010 përdorimi i karburanteve të ngurta ka rënë ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme në shumicën e rajoneve, veçanërisht në Azinë Jugore dhe Azinë Juglindore, Azinë Lindore dhe rajonet e Oqeanisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.