Adam Abu Bashal
07 Mars 2018•Përditësim: 07 Mars 2018
ABUJA (AA) – Në 18 shtete të Nigerisë në Afrikë 110 persona kanë humbur jetën si pasojë e epidemisë së etheve Lassa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Qendra Nigeriane për Kontroll të Sëmundjeve (NCDC), thuhet se që nga muaji janar, nga epidemia kanë humbur jetën 110 persona.
Në 18 shtete janë regjistruar 3 mijë e 126 raste të prekura nga epidemia, thuhet në deklaratë.
Epidemia e etheve Lassa e cila ngjitet gjatë kontaktit me jashtëqitjen e miut, kalon nga njeriu në njeri dhe mund të shkaktojë temperaturë vdekjeprurëse me gjakderdhje.
Zyrtarët i rekomandojnë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm sa i përket higjienës dhe të mos vijnë në kontakt me minjtë dhe brejtësit e tjerë.