Sevgi Ceren Gökkoyun
13 Mars 2023•Përditësim: 15 Mars 2023
Kompania farmaceutike amerikane Pfizer ka blerë kompaninë bioteknike Seagen për 43 miliardë dollarë për të zgjeruar portofolin e saj të trajtimit të kancerit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Pfizer thuhet se kompania globale bioteknike Seagen u ble për rreth 43 miliardë dollarë në vlerë operative për 229 dollarë në para për aksion.
Në deklaratën e cila u miratua nga bordet e drejtorëve të të dyja kompanive thuhet se Seagen pritet të kontribuojë më shumë se 10 miliardë dollarë në të ardhurat e Pfizer në vitin 2030.
Pfizer aktualisht ka një portofol prej 24 ilaçesh inovative të miratuara për kancerin, përfshirë barnat dhe trajtimet më të shitura për kancerin e gjirit dhe prostatës.
Më tej thuhet se me blerjen e Seagen, Pfizer ka forcuar ndjeshëm pozicionin e saj në këtë fushë.