Sudan, numri i të vdekurve nga shpërthimi i kolerës rritet në 473
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të kolerës në Sudan ka arritur në 14.844
Sudan
Ministria e Shëndetësisë e Sudanit ka bërë të ditur se numri i vdekjeve nga shpërthimi i vazhdueshëm i kolerës në vend është rritur në 473, transmeton Anadolu.
Ndërkohë, njofton ministria, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të kolerës në Sudan ka arritur në 14.844.
Shirat e dendur dhe përmbytjet që kanë prekur Sudanin që nga muaji qershor kanë kontribuar në përhapjen e kolerës.
Më 12 gusht, autoritetet sudaneze e shpallën kolerën epidemi.