Shqipëria humb ndeshjen me Gjeorgjinë
Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji, e zhvilluar në stadiumin "Air Albania", në Tiranë ka përfunduar me rezultatin 0-1
Tiranë
Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka humbur ndeshjen me Gjeorgjinë, e zhvilluar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Kombeve, raporton Anadolu.
Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji, e zhvilluar në stadiumin "Air Albania" në Tiranë, ka përfunduar me rezultatin 0-1.
Për ekipin mysafir shënoi Kochorashvili në minutën e 71-të, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Shqipëria fitoi ndeshjen e parë të saj në grupin B1 kundër Ukrainës me rezultatin 2-1, ndeshje e cila u zhvillua më 7 shtator në Çeki.
Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të UEFA Ligës së Kombeve, Shqipëria ndodhet në grupin B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Ndeshjet e radhës të Kombëtares së Shqipërisë në kuadër të këtij grupi janë në muajin tetor dhe nëntor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.