Sport

Anadolu do të mbulojë Lojërat Olimpike Paris 2024 në 13 gjuhë

Përveç lojërave, do të përfshihen edhe konferenca për shtyp dhe intervista

Muhammed Boztepe  | 24.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Anadolu do të mbulojë Lojërat Olimpike Paris 2024 në 13 gjuhë

Paris

Agjencia Anadolu do të mbulojë në 13 gjuhë Lojërat Olimpike Paris 2024, të cilat do të fillojnë të premten.

Në organizimin më të rëndësishëm sportiv në botë, Anadolu do t’u ofrojë abonentëve të saj lajme, fotografi dhe pamje të 102 sportistëve turq që do të garojnë në 18 disiplina, krahas sportistëve të tjerë.

Përveç lojërave, do të përfshihen edhe konferenca për shtyp dhe intervista.

Faqja e internetit dhe rrjetet sociale të Anadolus do të publikojnë gjithashtu infografikë duke u fokusuar në zhvillimet e rëndësishme në Lojërat Olimpike.

Mbulimi i Olimpiadës nga Anadolu do të jetë i disponueshëm turqisht, anglisht, arabisht, rusisht, frëngjisht, spanjisht, sorani, persisht, indonezisht, boshnjakisht, shqip, maqedonisht dhe kumanxhi.


- Hashtagu i mediave sociale do të jetë “#Paris2024”

Lajmet për lojërat verore do të ndahen në llogaritë e mediave sociale të Anadolu me hashtagun “#Paris2024”.

Anadolu, e cila ka publikuar shumë reportazhe speciale për historinë e Olimpiadës, aspektin ekonomik, yjet që nuk munden të marrin pjesë në lojëra për arsye si dëmtimi dhe proceset përgatitore të sportistëve kombëtarë, do të vazhdojë të mbulojë Olimpiadën deri më 11 gusht, kur do të përfundojnë lojërat.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın